leoni

Zgjatet deri më 12 korrik afati për aplikim për pagesa direkte dhe grante investive

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore dhe projektet e zhvillimit rural/grantet investive për vitin 2019 për masën 101, për masën  103, për masën 302, për masën e ujitjes së tokave bujqësore dhe për masën 303 të zgjatet deri më 12 korrik 2019.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe ekonomive bujqësore. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Ndryshe, afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione ishte paraparë të mbyllej më 30 qershor 2019, ndërkaq ai për projektet e zhvillimit rural/grantet invesitve më 01 korrik 2019.

Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për sipërfaqet e mbjella të grurit, të farës së grurit, të elbit, të thekrës, të tërshërës, të misrit, të lulediellit, për vreshtat ekzistuese, verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht, për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave të mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së  rrushit mbi nënshartesat vegjetative, për sipërfaqet e mbjella me perime, për bujqësi organike, për lopë dhe buallica qumështore, dele, dhi, bletë, për pula vojse, për thëllëza, për dosa në riprodhim, për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, për sasinë e dorëzuar/shitur të duhanit.

Ndërsa, projektet e zhvillimit rural do të mbështetën me masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, me masën  103 përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, masën 302 përkrahen investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, për masën e ujitjes së tokave bujqësore,  masën 303, përkrahen investimet në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal –Qasja Leader – Për grupet lokale të veprimit (GLV)- të përzgjedhura.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …