leoni

Kosnett apelon sërish deputetët që mos ta votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Ambasadori Kosnett, i kritikoi për 1 vit mospunë gjykatësit e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Philipp Kosnett, i kritikoi për mospunë gjykatësit e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Në një postim ai shkroi se, ndonëse Ligji i vjetër për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme ua ka pamundësuar gjykatësve vendorë të vazhdojnë gjykimet pa kolegët nga EULEX-i – misioni evropian për sundim të ligjit – ata kanë mundur të punojnë në përgatitjen e lëndëve të mbetura prapa. Gjykatësit e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme kanë marrë paga për një vit pa marrë asnjë vendim, ka  shkruar Kosnett.

Edhe pse Qeveria Haradinaj u ka rritur  100 % pagat gjykatësve prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë, në rastin konkret për të cilin flet ambasadori Kosnett, për një vit mospunë secili  nga këta merr hiq më pak se rreth 40 mijë euro pagë në vit duke qëndruar kot në zyre dhe duke u majmur me paratë e taksapaguesve të Kosovës. Ky parazitizëm i zyrtarëve të Qeverisë mbi kurriz të buxhetit të vendit, tregon nivelin e qeverisjes së  koalicionit qeveritar.  

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …