Këshilltari për ekonomi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Haki Shatri ka bërë të ditur se ekipi negociator, i formuar në dhjetor të vitit 2018, nuk ekziston më pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Meqë ky Delegacion është shpallur antikushtetues Shatri ka njoftuar se mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës, përjashto ato që janë shpenzuar, tashmë do t’i kthehen buxhetit të Kosovës. “Mjetet që janë ndarë në fillim, ato janë ndarë, janë shpenzuar sa janë shpenzuar, janë arsyetuar për periudhën që ka kaluar. Prej tash e tutje sigurisht se mjetet kthehen në buxhet. Nuk ka ndonjë vendim, por logjikisht kjo është rruga”, ka theksuar Shatri. Delegacioni në tërësi ka shpenzuar 40 mijë e 763 euro prej fillimit të punës e deri më tash. “Në total janë shpenzuar 42,763.65 euro”, ka deklaruar ai, duke shtuar se në total janë paguar gjithsej 12 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …