Pas analizimit të Raporteve të Auditorëve të Pavarur mbi Pasqyrat Financiare të Subjekteve Politike për vitin 2017, Grupi për Studime Juridike dhe Politike(GLPS) ka ardhur në përfundim se të dhënat e Raporteve janë shqetësuese. “Auditori, edhe kësaj radhe, konfirmoi shkelje të mëdha të ligjeve në fuqi nga subjektet politike dhe identifikoi që shumë nga veprimet e subjekteve politike janë në kundërshtim të hapur me parimet e transparencës financiare dhe llogaridhënies institucionale. Me këtë rast, u bëjmë thirrje subjekteve politike që sa më parë të përmirësojnë sjelljet e tyre dhe te mos vazhdojnë shkeljet e evidentuara. Kurse institucioneve relevante u kërkojmë që të ndjekin rrugët ligjore për të vënë përpara përgjegjësisë zyrtarët dhe subjektet në fjalë”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Grupi për Studime Juridike dhe Politike(GLPS).
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …