Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot mban kuvendin e punës. Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve njëditore të Kuvendit, do të diskutojnë për ndryshimet në statutin e partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë vetëm disa prej çështjeve që do të trajtohen në punimet e këtij kuvendi. AAK njofton se Kuvendi është pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …