Kryetari Thaçi ka disa vite që ka filluar ndarjes selektive të dekoratave për dëshmorët, duke shpallur heronj, pa asnjë kriter të pranueshëm, dhe shumicën syresh nga të njohurit e tij dhe nga radhët e PDK-së. Dekoratat e tij nuk kanë të ndalur, me qëllim që për çdo ditë të jetë në titujt e lajmeve të medieve, pa marrë para sysh se dekorimet selektive fyejnë shumë prej familjeve të dëshmorëve. Ka raste të papërgjegjshme kur ai nga tre të rënë dëshmorë, në natën mes 2 dhe 3 qershorit të vitit 1999, nga radhët e njësive Speciale, dekoron dy prej tyre, ndësa përjashton njërin, sikur është rasti i dekorimit të dëshmorëve, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu por duke anashkaluar dëshmorin, Milaim Beha nga Caraleva, një kohë, ish-zëvendës-komandant i Njësive Speciale të SHP të UÇK-së i cili ka rënë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin vend me dëshmorët, tani të shpallur hero të Kosovës. Janë shumë e shumë shembuj të tillë të papërgjegjshëm që irritojnë familjet e dëshmorëve, sepse ndarja e të rënëve për lirinë e Kosovës në heronj e dëshmorë, sipas tekeve të një kryetari apo të një klani në Presidencë që merret me këtë punë, nuk i bën nder luftës për lirinë e Kosovës. Ditë më parë po ky kryetar dekoroi 39 qytetarët të Shqipërisë për pjesëmarrje dhe ndihmë në luftën e Kosovës, po la anash komandantin e tri luftërave çlirimtare, Tahir Sinanin dhe të gjitha oficerët nga Shqipëria që kanë luftuar në Kosovë gjatë luftës së UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …