Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person pasi ka hyrë me armë në qendrën e votimit duke kërcënuar komisionarët. Gjithashtu, ai ka thyer edhe kutinë e votimit, por është arrestuar në flagrancë nga Policia. Të arrestuarit, policia i ka sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:55, në Katund Sukth, Durrës, ku 53-vjeçari Ramiz Bakanaçi është futur me armë zjarri në qendrën e votimit nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …