Pavarësisht si thonë të tjerët unë i frikësohem Palmerit, thotë kryetari i Serbisë, A. Vuçiq

Pavarësisht si thonë të tjerët unë i frikësohem Palmerit, thotë kryetari i Serbisë, A. Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës pas anulimit të Samitit të Parisit. Ai vuri në dukje se presidenti francez, Macron së shpejti do ta vizitojë Beogradin. I pyetur nëse një përfshirje më e fortë e Uashingtonit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të ishte e mirë për Serbinë, Vuçiq tha se Uashingtoni tashmë është përfshirë dhe se amerikanët janë gjithmonë të pranishëm dhe gjithmonë aktivë. Lidhur me deklarimet e zyrtarit amerikan Matthew Palmer, që kanë të bëjnë me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq thotë se ai është një politikan serioz që e njeh shkëlqyeshëm rajonin, por se ai do të bëjë gjithçka në mënyrë që Kosova të funksionojë si shtet i pavarur. “Disa të tjerë që takohen me të dhe  nuk guxojnë ta thonë këtë, un kaherë nuk kam frikë nga Palmer dhe të gjithë të tjerët,  tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …