Zgjedhjet vendore në Shqipëri u përmbyllën pa incidente të mëdha sikur ishte paralajmëruar

Zgjedhjet vendore në Shqipëri u përmbyllën pa incidente të mëdha sikur ishte paralajmëruar

Pas paralajmërimit të autoriteteve amerikane se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe do të pranohen, opozita u tërhoq prapa dhe u mori vendim të mos i pengojë zgjedhjet edhe pse pati disa incidente, por jo aq sa në periudhën  para zgjedhjeve. Nga frika se po e zemërojnë Amerikës po  i humbin vizat dhe po ngelin në Tiranë, u tërhoqën nga protestat e dhunshme, Basha, Kryemadhi, Berisha dhe tërë militantët e tyre.  Në zgjedhjet e sotme  lokale, në Shqipëri të drejtën e votës e kanë pasur 3 milonë e 500 mijë  shtetas shqiptarë. Ata kanë votuar  për drejtuesit e 61 bashkive të vendit. Në këto zgjedhje kanë marrë  pjesë 36 parti politike. Partitë e spekterit të majtë janë mbledhur në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë europiane” të udhëhequr nga Partia Socialiste ku bëjnë pjesë 20 parti. Gjithashtu tjetër koalicion është edhe “Shpresa për ndryshim”.

Partitë më të mëdha opozitare nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje. Për këtë arsye nga 61 bashki që ka vendi, 35 prej këtyre bashkive kishte vetëm një kandidat në garë pa rival përballë. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku tha se pjesëmarrja në votime ka arritur në 22-23%, që, sipas tij, nuk është një shifër e vogël duke patur parasysh se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Shqipëri është mesatarisht, 42-45%.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …