Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, edhe një herë e ka ripërsëritur se bashkësia ndërkombëtare dështoi në dënimin e serbëve që kanë kryer krime në Kosovë. Sipas tij, po bëhet amnisti e heshtur e krimeve nga ndërkombëtarët ndaj kriminelëve që sot gjenden në institucionet më të larta të Serbisë. Thaci tha se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të inkurajohen nga shoqëria e Kosovës që të dalin dhe të tregojnë të kaluarën e tyre. “Duhet të kërkojmë më shumë përkrahje prej tërë shoqërisë që ta lënë pas të kaluarën e hidhur dhe të ndërtojmë të ardhme më të mirë. Të mbijetuarat kanë më shumë nevojë për përkrahje institucionale dhe për më shumë mirëkuptim brenda familjes, komuniteti dhe shoqërisë. Fajësia e kësaj padrejtësie pas 20 vjetësh vazhdon të peshojë mbi vetë viktimat e dhunës seksuale. Shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …