Kongresisti amerikan, Eliot Engel, një mik dhe mbështetës i fortë i shqiptarëve, mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe i bombardimit të Serbisë më 1999, nesër do të jetë mysafir i Kuvendit të Serbisë. Ai do të bisedojë me nënkryetarin e Parlamentit, Vlladimir Marinkoviqin, kryetarin e Këshillit për politikë të jashtme Zharko Obradoviqin, dhe deputetët Gordana Çomiq dhe Sandra Bozhiq. Sipas medieve në Serbi kongresisti Engel ka bërë kërkesë që të vizitojë këtë vend. Gazeta “Novosti” e Beogradit rikujton se Eliot Engel ka organizuar në Dhomën e Përfaqësuesve panelin ku është pohuar për dhunimin e 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë. “Në Kosovë ai është yll. Në Pejë një rrugë e ka emrin e tij, ndërsa pulla postare me figurën e tij kushton madje dy euro, shkruajnë mediet në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …