Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar strukturat e zgjedhura të degës së PDK-së në Besianë, ku potencoi suksesin e procesit zgjedhor demokratik në këtë degë, si dhe Konventën e nëntë zgjedhore, ku u manifestua unitet i fuqishëm dhe përcaktim për Dekadën e Re. Ai ka ritheksuar se PDK-ja ashtu si deri tani edhe më tej, do të jetë prijëse e interesit nacional, vlerave demokratike dhe zhvillimit të vendit. Kreu i PDK-së tha se reformat në partinë më të madhe në vend do të vazhdojnë për ta fuqizuar vizionin dhe për ta zhvilluar vendin. Kryetari Veseli potencoi po ashtu se Dekada e Re, si platformë, është gjithëpërfshirëse, me vizion të qartë për rininë dhe perspektivën e secilit qytetar, duke mos përjashtuar profesionin dhe mundësinë e secilit qytetar të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …