Me rastin e 13 vjetorit të Inspektoratit Policor të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj tha se mburret me profesionalizimin dhe sukseset e policisë së Kosovës dhe për këtë shtoi se Qeveria do të jetë përkrahës i saj. “Kemi sfida që është korrupsioni, me rreziqet që i ka Kosova dhe rajoni, andaj secili institucion që punon suksesshëm Kosova do të jetë partner i rajonit dhe më gjerë. Qeveria ka ndërmarr vendime për fuqizimin e rendit dhe ligjit. Andaj, kemi dyfishuar rritjen e pagave për prokurorë dhe gjyqtarë. Ne jemi në përkrahje të policisë tonë dhe po ashtu tash sytë e popullit janë nga policia”, tha Haradinaj. Kryeshefja e IPK-së tha se gjatë këtyre viteve ka pasur mjaft suksese në përmbushje të misionit për goditjen e krimit. Kurse zëvendësministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka tha se fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe puna për luftimin e krimit dhe korrupsionit, e vendos IPK-në në listën seriozë për punën e saj. Në këtë ceremoni janë ndarë edhe medalje për zyrtarë vendor dhe ndërkombëtarë. Për kontribut të dalluar në prokurorinë e Shtetit, medalje i është ndarë edhe prokurorit Sylë Hoxha. Ndryshe, IPK para 13 vjetëve kishte nisur punën me 20 punonjës, ndërsa tash janë 100 zyrtarë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …