​Komisioni Evropian e hedh poshtë kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë

​Komisioni Evropian e hedh poshtë kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë

​Komisioni Evropian ka hedhur poshtë kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. “Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionet dhe të dhënat e rëndësishme që kemi, Komisioni Evropian mendon se në këto rrethana nuk përmbushen kushtet për të aktivizuar mekanizimin e pezullimit të vizave”, shkroi Soreca në Twitter. Ai theksoi se pas këtij konfirmimi tashmë Shqipëria duhet të ecë përpara dhe të drejtojë energjitë drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian para se të merret vendimi në muajin tetor

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …