Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se procesi i transformimit të Ushtrisë së Kosovës nuk ka filluar ende të realizohet. Për këtë kjo parti opozitare ka adresuar kritika ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj që po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë. Deputeti Rexhep Selimi në një konferencë për media tha se ka mbi një muaj që ka kaluar faza e parë 4 mujore e tranzicionit të ushtrisë dhe ende nuk një riorganizim. Sipas tij, kryetari nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve. Ndërsa, për kryeministrin, deputeti Selimi tha se është vet mjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …