Në 92 vjetorin e vdekjes se heroinës se kombit, Shotë Galica atë e ka kujtuar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj. Ajo ka thënë se veprimtaria e saj është shembull për çdo femër. “Sot në përvjetorin e vdekjes së legjendës Shotë Galica, kujtojmë veprimtarinë e saj shembull për çdo femer. Ndër të tjera në biografinë e Shotës tregohet se në vitin 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe në Junik në vitet 1912-23. Në vitin 1925, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Azem Galica , ajo luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë . Ajo mbahet mend që ka kapur një komandant ushtarak serb dhe një numër ushtarësh në Çikatovë, në korrik të vitit 1927, u tërhoq në Shqipëri dhe i kalonte muajt e fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq. Thënia e Shotës: Jeta pa dije është si një luftë pa armë. Nderim e përulje jetës e veprës së heroinës popullit Shotë Galica!”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …