Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të mëkurën në takim një delegacion të ekspertëve të Bashkimit Evropian

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim një delegacion të ekspertëve të Bashkimit Evropian

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të mëkurën në takim një delegacion të ekspertëve të Bashkimit Evropian, të cilët janë duke qëndruar në vizitë në Kosovë për të diskutuar veprimet e Kosovës në zbatimin Planit të përbashkët kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor. Tahiri ka njoftuar delegacionin për ndryshimet ligjore, nisur nga ndryshimi i Kodit të ri Penal si dhe Kodit të ri të Procedurës Penale, që tashmë parasheh edhe gjykimin në mungesë dhe zgjatjen e hetimit për veprat e tilla, dhe që do të ndihmojnë Kosovën në luftim më efikas të këtyre dukurive. Këto ndryshime ligjore, sipas Tahirit, kanë mundësuar edhe krijimin e Departamentit special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe në Gjykatën e Apelit, që do të trajtojnë lëndët e Prokurorisë Speciale, duke dëshmuar përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ndërsa, delegacioni nga Bashkimi Evropian ka përgëzuar ministrin Tahiri për guximin e treguar në aksionin për kthimin e qytetarëve nga zona e konfliktit, rezultatet e arritura në përgjithësi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …