Komuna Lejre e Danimarkës, dhuron inventar për tri SHFMU në Malishevë

Komuna Lejre e Danimarkës, përkatësisht shkolla  ‘’AllerslevSkole’’, ka dhuruar donacion për tri shkollat fillore të mesme të ulëta – Bajram Curri, Xheve Krasniqi- Lladroci dhe Visar Krasniqi të komunës së Malishevës). Donacioni ka të bëjë në inventarë prej 300 karrigeve dhe 200 bankave shkollore.

Kontributdhënës janë edhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës, po ashtu edhe Komuna e Malishevës e cila  ndihmoi në lehtësimin e transportit dhe me dokumentacion përkatës doganor.

Sipas personit kontaktues, Arton Krasniqit, edhe në të ardhmen do të vazhdohet me bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe komuna tjera në Danimarkë, për  shkollat e Malishevës që kanë nevojë me inventar apo edhe mjete mësimore.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, falenderon bashkatdhetarët tanë  në  shtetet  evropiane të cilët po kontribuojnë edhe në liri për vendlindjen e vet. Pasi edhe jemi në prag të pushimeve, Begaj u dëshiron mirëseardhje  të gjithë mërgimtarëve në vendlindje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …