Komuna e Vitisë do të gjobis keqpërdoruesit e ujit të pijshëm

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga Drejtoria e Inspekcionit në Viti, që të merre masa ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët keqpërdorin ujin e pijshëm nga sistemi publik. Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bënë me dije se me kërkesën e kryetarit Haliti dhe pas shqetësimeve të ngritur nga qytetarët inspektorët janë në teren duke monitoruar shfrytëzimin e ujit në veçanti në fshatin Letnicë, qytetin e Vitisë dhe fshatrave të tjera duke monitoruar shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit. Drejtori Ahmeti, potencoi se pos vërejtjeve nga inspektorati keqpërdoruesit e ujit mund edhe të gjobitën në rast se hasën në keqpërdorimin e ujit nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve. Ai tha se gjobat do të aplikohen në pajtim me ligjet në fuqi dhe kërkoj nga qytetarët që uji i pijshëm të shfrytëzohen në mënyrë racionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …