Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka zhvilluar në Beograd një drekë pune me kongresistin amerikan Eliot Engel. “Me Kongresistin amerikan dhe kryesuesin e Komitetit për politikë të jashtme Eliot Engel, në një drekë pune në Beograd, diskutuam për pozitën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe perspektivat në bisedimet Kosovë – Serbi”. “Kongresisti Engel asnjëherë nuk pushoi në angazhimin e tij për t’i kontribuar çështjes shqiptare”, ka shkruar ai. Ndërsa në një njoftim të Ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se ai bisedoi me kryetarin serb lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Ai tha se është diskutuar edhe për rastin e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro-amerikanë, trupat e të cilëve u gjetën 18 vjet më parë në një varrezë masive në Serbi. Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …