Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall. Haradinaj ritheksoi se rreshtimi i Finlandës me të drejtën e Kosovës, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së, një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe evropiane. “Përmes ambasadores Stjernvall përcolla zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së, të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillin e Ministrave, që vendi ynë ta marrë përgjigjen përfundimtare për procesin e liberalizimit të vizave”, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …