Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, është dënuar me 14 vjet burg

Gjykata Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor Remzi Shalën, për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas vendimit të Gjykatës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”, është dënuar me 14 vjet burg. “I akuzuari me iniciale R.SH.nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite , në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …