leoni

Haradinaj: Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes

Haradinaj: Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes

Kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, përcolli urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan. “SHBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë”, shkroi Haradinaj. Ai tha se Kosova gjithnjë do të jetë pranë SHBA dhe do të ndjek shembullin e vendit amerikan. “Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur”, përfundoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …