Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është cituar të ketë deklaruar se janë dy fusha që kërkojnë reforma institucionale për të kompletuar sistemin e sigurisë nacionale rendit dhe ligjit në Kosovë. Sipas tij këto janë: Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve. Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve, do të jetë mekanizëm i sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, i vendosur te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të jetë i specializuar për të hetuar krimet, pastaj duhet të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të ketë emër të ngjashëm – Policia BNH; si dhe në sistemin gjyqësor – Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e BNH-së ka thënë mes tjerash Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …