Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar të enjten degën e Nismës në Gjilan, ku është takuar me strukturat drejtues të kësaj dege. Limaj, ka bërë me dije se Dega e Nismës në Gjilan po kalon në proces të ristrukturimit dhe strukturat drejtuese tanimë kanë zgjedhur kryetarin e ri, Sevdail Robellin, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e re. “Rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë tonë që bashkë të vazhdojmë rrugëtimin për fuqizimin e Nismës në Gjilan. Strukturat e Nismës i përgëzova për aktivitetin e tyre gjithmonë në funksion të rritjes dhe zgjerimit të konceptit socialdemokrat”, ka shkruar Limaj. Më tutje, ai ka thënë se sipas të gjitha matjeve, mbështetja për Nismën në këtë qytet është dyfishuar.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …