Me rastin e 243-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të enjten në Prishtinë Ambasada e ShBA-së ka përuruar objektin e ri. Përurimin e këtij objekti e bënë ambasadori amerikan Philip Kosnett, kongresisti amerikan, Eliot Engel, kryetari Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Kongresisti amerikan Eliot Engel, është shprehur i lumtur me përurimin e ndërtesës së re të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. “Sot është një ëndërr e cila është bërë realitet. Gjërat e mira mund të ndodhin. Faleminderit ShBA-së që ishte me kosovarët në vitin 1999. ShBA-ja çdo herë do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e ShBA-së”, ka thënë Engel. Ndërkaq ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është shprehur mirënjohës ndaj Kosovës me rastin e përurimit të ndërtesës së re të ambasadës. Kosnett në fjalimin e tij ka thënë se ShBA-ja çdo herë do të jetë me Kosovën në secilin rrugëtim të saj. Kryetari Thaçi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë me shtëpinë e re, me ndërtesën e re të ambasadës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …