Mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Vitisë, është ndërprerë nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, pasi këtë seancë e kanë braktisur këshilltarët e opozitës. Shkak për braktisjen e kësaj seance ishin mospajtimet e pozitës dhe opozitës rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2020-2021. Pas hedhjes në votim të propozimit nga opozita që kjo pikë të shtyhet për një seancë tjetër, e ku me vota u vendos që kjo pikë të shqyrtohet në po këtë mbledhje, asambleistët e opozitës lëshuan mbledhjen në shenjë pakënaqësie. Kuvendi pritet ti vazhdoj punimet, kur kryesuesi Pira të thërras sërish mbledhjen.
Kontrolloni gjithashtu
Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas
Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …