Rreth 700 pacientë kosovarë janë referuar për shërim jashtë vendit ose nëpër klinikat private shëndetësore në Kosovë vetëm brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Kjo pasi shërbimet e tilla nuk kanë mundur t’i kryejnë në institucionet publike shëndetësore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Klinika e Oftalmologjisë, e Ortopedisë, e Pediatrisë dhe ajo e Onkologjisë prijnë me referime për shërim shëndetësor janë vendit. Ndërsa vendet ku më së shumti pacientët shkojnë për trajtim janë: Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria.
