Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga personat e infektuar dhe moshuarit të mos shkojnë në xhami

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, sot hydbja e xhumasë do të jetë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryesia e Bashkësisë Islame ditë më parë organizoi konferencën me moton “Të gjithë së bashku me një zë”. Të njëjtit thanë se për këto 20 vjet të pasluftës, këta të mbijetuar nuk gjetën përkrahje të mjaftueshme jo vetëm nga shoqëria e familja, por edhe nga shteti dhe bashkësitë fetare. Në mbështetje të tyre, është nënshkruar edhe deklarata e përbashkët e krerëve të Bashkësive Fetare të Kosovës. Ligjërimi në të gjitha xhamitë e Kosovës do të jetë pikërisht për këtë deklaratë. “Sot hydbja e xhumasë në të gjitha xhamitë e Kosovës do të jetë Deklarata e Përbashkët e Bashkësive Fetare të Kosovës, e nënshkruar këtë fillim-jave në mbështetje të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë”, është thënë në një njoftim të bërë në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …