leoni

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Rruga Gjakovë-Tropojë merr emrin e mikut të dëshmuar të kombit shqiptar, kongresistit Eliot Engel

Rruga nacionale Gjakovë-Tropojë merr emrin e mikut të dëshmuar të kombit shqiptar, kongresistit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel. Duke folur për kontributin e tij për popullin shqiptar, kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta tha se emri i Eliot Engel është i gdhendur në zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo ku ata ndodhen. Ndërkohë, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se rruga që lidh Tropojën dhe Gjakovën do ta mbajnë me nder dhe krenari këtë emër. Edhe kryetari i Tropojës, Besnik Dushaj  tha se vendimi për emërtimin e rrugës që lidhë këto dy qytete me emrin e kongresistit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, ishte marrë bashkërisht nga bashkia që drejton dhe Komuna e Gjakovës për të nderuar kontributin e kongresmenit që shqiptarët në të dyja anët e kufirit të jenë të lirë dhe më të bashkuar. Kryetari, Besnik Dushaj më pas nderoi kongresmenin Engel me titullin “Qytetar nderi” i Tropojës për kontributin historik në forcimin dhe konsolidimin e miqësisë shqiptaro-amerikane dhe çështjes shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …