Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica synon avancimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

Ministri Reçica: Numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale është ulur

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për çështjen e të invalidëve të punës, skemat sociale si dhe kompensimin e pagave për të burgosurit politik. Reçica tha se kategorinë e invalidëve të punës nuk e kanë të rregulluar si duhet me ligj.

“Realisht në destinacionin aktual kategorinë e invalidëve të punës nuk e kemi të rregulluar si duhet”, ka thënë ministri Skender Reçica. Ndërsa sa i përket skemave sociale, ai tha se prej marrjes së mandatit të tij numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale është ulur. Sipas tij, në muajin shtator MPMS bashkërisht me Bankën Botërore do të bëjnë një hulumtim në një komunë pilot, ku do të bëjnë një test të varfërisë nëse duhet të ketë kritere tjera, transmeton Telegrafi.

“Kur e kam marr mandatin i kemi pas mbi 26 mijë familje me ndihmë sociale, tash i kemi 25 mijë. Jemi duke shikuar secilin përfitues të skemës social dhe ku ka progres të hyrave të atyre familjeve ne jemi duke zbatuar ligjin. Në shtator ne do të bëjmë një hulumtim me një komunë pilot për të bërë testin e varfërisë nëse duhet të ketë kritere të tjera, të cilat mund të përcaktojnë në të ardhmen numrin e familjeve. Vendit i duhet një test i varfërisë dhe bashkërisht me Bankën Botërore do ta bëjmë këtë”, ka thënë Reçica.

Ai tha se për të burgosurit politik do të veprojnë sipas procedurave të mëparshme.

“Sa i përket kompensimit të burgosurve politik, komisioni i dorëzon listat tek MPMS-ja si në të kaluarën dhe pastaj ne i dorëzojmë tek Ministria e Financave për të kryer pagesat”, theksoi në fund, Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Skender Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …