Me 85 vota shumica parlamentare ka rrëzuar dekretin e presidentit për rishikimin e ligjit për përmbarimin, por pa arritur numrin e duhur për ngritjen e Komisionit Hetimor. Në seancë, opozita e re ka kërkuar ndryshime në komisionin e reformës zgjedhore, por e ka konsideruar lojë nismën për shkarkimin e Ilir Metës. Pesë ditë pas votimeve të 30 Qershorit, me 85 vota Parlamenti rrëzoi dekretin e parë të Presidentit Ilir Meta për rishikimin e projektligjit të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat. Megjithatë mazhoranca nuk e kaloi testin e kartonave për votat që kërkohen për shkarkimin e Kreut të Shtetit, veprim për të cilin Kushtetuta përcakton 94 kartonë Në seancë, opozita e re kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga posti i bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, pas përfshirjes së tij në përgjimet e dosjes “184” në Dibër. Gjithashtu, Ralf Gjoni, bëri fajtor Lulzim Bashën për pushtetin që ka marrë Edi Rama pas votimeve vendore. Damian Gjiknuri është i gatshëm të largohet, me kushtin për të qenë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …