Ka përfunduar Samiti i Poznanit në Poloni në të cilin u bisedua për të ardhmen e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës para të pranishmëve, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda theksoi se nuk do të pranojë që shtetet e Ballkanit të jenë në një vrapim, pa një finish në horizont. “Pa integrimin e plotë të Ballkanit, së bashku me traditat e tyre të bukura dhe kulturën e larmishme, Evropa nuk do të jetë në gjendje kurrë të marrë frymë thellë. Polonia është një vend që mbështet politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, sepse mbështet Evropën e hapjes dhe solidaritetit, jo Evropën e paragjykimeve të ndërsjella, e të mbylljes nga interesa dhe frika të veçanta. Nuk është kjo Evropa që duam. Si pjesë e komunitetit evropian, ne jemi të detyruar të caktojmë një datë të qartë për integrimin”, theksoi presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …