Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, sot mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit, Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. Akademia përkujtimore do të mbahet në Teatrin e Qytetit “Istref Begolli” në Pejë duke filluar në ora 12.00 ndërsa në ora 13.00 do të bëhet rivarrimi në Varrezat e Martirëve të qytetit të Pejës.
