Koloneli i KFOR – it Vincenzo Grasso shpallet “Qytetar Nderi i Junikut”

Me propozim të Kryetarit të Komunës së Junikut, z. Agron Kuçi, bazuar në përgjegjësitë e përcaktuara me Ligj, statut dhe rregullore, Kuvendi Komunal I Junikut shpall ” Qytetar Nderi të Junikut” , ish komandantin e zonës perēndimore, kolonel Vincenzo Grasso, tani zëdhënës i KFOR-it, misionit paqëruajtës në Kosovë.

Ky çmim është ndarë me motivacionin: Pér kontributin e jashtëzakonshëm në ofrimin e sigurisë së qytetarëve të Republikès së Kosovēs, krijimin e njē ambienti paqēsor, të qetë dhe të sigurtë pēr të gjithë qytetarët pa dallime etnike, bazuar në parimet e proklamuara me Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe vlerat perëndimore dhe për përkrahjen e mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Junikut në objektivat qeverisëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …