Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kongresistin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel. Takimi në mes tyre është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura dhe nuk ka pasur deklarim për medie. Temat për të cilat është biseduar pritet të mësohen pas deklaratës së Zyrës për Informim të Kryeministrisë.
