Nesër ( 7 korrik ) mbahen homazhe për heroin Agim Mazrekaj. Ai si i ri u shqua për trimëri,shpirt liridashës dhe karakter të pathyeshëm. Këto cilësi të tij i kishin rënë në sy edhe policisë serbe e cila e rrah brutalisht në prani të familjes dhe fillon ndjekjen e tij këmba këmbës deri në largimin e tij për në Zvicërr. Pavarësisht dhunës së ushtruar kundër tij, arrestimeve dhe torturave të shumta, Agim Mazrekaj asnjëherë nuk ndalon të marr pjesë në aktivitetet që kishin për qëllim çlirimin e Kosovës ndërkohë që vëllau i tij po luftonte nëpër istikamet e luftës çlirimtare deri në rënien heroike. Pak muaj pas fillimit të luftës çlirimtare, ai len jetën luksoze në Zvicër dhe kthehet në Kosovë ku lufton me heroizëm deri më 7 korrik të vitit 1998, kur bie në altarin e atdheut. Homazhat për nderim të jetës dhe veprës së tij atdhetare mbahen në fshatin Voksh të komunës së Deqanit duke filluar në ora 11.00.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …