Gjatë qëndrimit në vendin tonë, kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Eliot Engel është pritur në takim edhe nga shefi i diplomacisë sonë, Behgjet Pacolli. Pas takimit të zhvilluar, ministri Behgjet Pacolli ka shkruar se kontributi i kongresistit Eliot Engel për vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës. “Kongresmeni Engel edhe sot nga pozicioni i udhëheqësit të komitetit për politikë të jashtme në kongresin e SHBA, ndihmon fuqizimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit kongresman Engel”,ka shkruar ministri, Behgjet Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …