Bizneset nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë pengesa

Njohës të ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se bizneset nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë pengesa tarifore e jo tarifore nga autoritetet për eksportimin e mallrave në kufi. Duke folur për këto pengesa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë,  Endrit Shala ka paralajmëruar masat të cilat shumë shpejt Qeveria e Kosovës mund t’i marrë ndaj shteteve anëtare të CEFTA-s,përfshi edhe Shqipërinë. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi ka thënë se një nga shkaqet e jëtyre pengesave është skaneri në kufi që është një problematikë, por që kërkon kohë për t’u zgjidhur. Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranën ju ka bërë thirrja bizneseve që të dorëzojnë të gjitha ankesat që kanë në lidhje me pengesave që ekzistojnë midis dy vendeve deri në datën 15 korrik që të gjenden rrugë apo mundësi tërheqjen e tyre. Gjatë vitit 2018, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë produkte në vlerë 205 milionë euro në ndërsa Kosova në Shqipëri në vlerë 65 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …