Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kërkon që emërimi i noterëve të rinj të bëhet nga Qeveria e re

Ministria e Drejtësisë e konsideron të papranueshme ndërhyrjen e Vetëvendosjes në procesin e provimit të Noterisë

Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një deklarate për medie e konsideron të papranueshme ndërhyrjen e qëllimshme politike të Lëvizjes Vetëvendosje në procesin profesional dhe konform standardeve ligjore të provimit të Noterisë, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si një përpjekje të hapur për të sabotuar një ndër reformat më të rëndësishme që mundësojnë qasje më efikase, më të shpejtë dhe sa më afër qytetarëve në shërbimet noteriale. Sipas kësaj ministrie, një ndërhyrje e tillë e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë proces profesional është në dobi ekskluzive të grupeve të interesit që për shkak të rrethanave të mungesës së numrit të mjaftueshëm të noterëve kanë zhvilluar një praktikë të plotë të monopolit në shërbimet noteriale. Ministria e Drejtësisë i siguron qytetarët se është e vendosur për të realizuar në plotni reformën që synon rritjen e numrit të noterëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe në të gjitha komunitetet e saj pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …