Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Kosova duhet ta heq taksën ndaj Serbisë në mënyrë që të vazhdohet dialogu. Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi duhet të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian dhe siç u shpreh Scott, Amerika e njeh BE-në si udhëheqëse të tij dialogu. I pyetur nga mediet serbe, nëse SHBA do të zbatojë autoritetin e saj për ta bindur Kosovën që të rikthehet në dialog, Scott ka thënë se, se SHBA-ja ende vazhdon të njohë udhëheqjen e BE-së në proces dhe se sipas tij, më e rëndësishme është që të gjitha palët të kthehen në tryezën e bisedimeve. “Taksa është pengesë dhe i kemi thënë qartë qeverisë në Kosovë se ne mendojmë se duhet të largohet. Kështu që ne mund të shkojmë në tryezën e bisedimeve dhe atje është sfida më e madhe”, ka thënë Scott.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …