Pavarësisht se Kosova e Shqipëria nuk marrin pjesë në Samitin e Sarajevës, atje po qëndron kryetari i kontestuar Ilir Meta. Ai do të marrë pjesë edhe në takimin në nivel kryetarësh në Jahorinë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një këshilltar i Metës për rajon dhe diasporë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria, në shenjë solidariteti me Kosovën, e ka anuluar pjesëmarrjen në samit, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të organizatorit me Kosovën. Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht “gatishmërisë dhe vullnetit” për të marrë pjesë në samit, ai ka vendosur të mos shkojë në Sarajevë, sepse, trajtimi dhe deklaratat nga Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës nuk janë në favor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave dhe parimeve të BE-së, ka theksuar kryetari Hashim Thaçi. Meta shkon në Sarajevë me qëllim për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …