Në kuadër të përgatitjeve së objekteve shkollore për vitin shkollor 2019-2020, këto ditë ka filluar rregullimi apo riparimi i 27 objekteve shkollore, përkatësisht 25 shkollave, një salle sporti dhe çerdhes publike për fëmijë. Punimet në këto objekte i kanë inspektuar sot, kryetari Begaj, nënkryetari Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Vrenezi.
Ata janë ndarë të kënaqur me punimet që aktualisht janë duke u zhvilluar në këto objekte shkollore dhe kanë kërkuar që të vazhdohet në këtë mënyrë dhe ndërhyrjet që bëhen të jenë cilësore dhe sipas standardeve.
“Ne jemi duke punuar në meremetimin e këtyre objekteve shkollore, me qëllim të eliminimit të defekteve dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në këto objekte si pasojë e kohës, dhe që nxënësit të kenë ambient dhe kushte normale për mësimnxënie në vitin e ardhshëm shkollor”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitave të realizuara në këto objekte shkollore.