Ambasadori austriak në Shqipëri, Johann Sattler i ka kthyer përgjigje letrës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit për ngritjen e një komisioni administrativ ndërkombëtar për të qeverisur bashkitë shqiptare. Sattler tha se Shqipëria duhet ti zgjidhë vetë problemet politike pasi është një vend që aspiron të hapë negociatat për në BE. “Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë, shkroi ai. Voltana Ademi u zotua se detyrën si kryebashkiake e Shkodrës mund t’ia dorëzojë vetëm ndërkombëtarëve dhe jo socialistit të zgjedhur në votimet e 30 qershorit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …