Prioritetet e SHBA-së në Kosovë janë të përqendruara në forcimin e sundimit të ligjit, për ta integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo mbetet një shtyllë kryesore e përpjekjeve të SHBA për të stabilizuar rajonin e Ballkanit dhe për të siguruar një Europë që është e fortë dhe e lirë. Prioritetet e SHBA-së në Kosovë janë të përqendruara në forcimin e sundimit të ligjit, nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e sigurisë rajonale. SHBA ka pasur si synim të vazhdueshëm ndihmën për Kosovën të bëhet një vend i qëndrueshëm, demokratik dhe ekonomikisht stabil në Evropë, përmes asistencës së qeverisë, duke ofruar mundësi dhe mbrojtje të barabartë për të gjithë qytetarët e saj. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ndihmat e huaja të USAID-it janë deklaruar se i japin përparësi zbatimit të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke mbajtur përqëndrimin në ndërtimin e institucioneve qeveritare transparente dhe të përgjegjshme të Kosovës.
A ka mundur qeveria e Kosovës të përcjell ritmin e politikës së jashtme të SHBA, dhe a është në dakordancë me interesat amerikane, veçse po vërehet me zbehen e raporteve institucionale në mes të dy vendeve, edhepse siç dihet SHBA është partneri kryesor i Kosovës për të forcuar shtetndërtimin. Insistimi i vazhdueshëm dhe kokëfortë në tarifën doganore të 100% pa dhënë spjegime të mjaftueshme për arsyet e zgjatjes së saj është ekonomikisht e pajustifikueshme, ka rritur dronë e rritjes së korrupsionit në nivel endemik. Ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me atë se tarifa ka forcuar pozitat negociuse kundrejt Serbisë, por ky mendim është shumë provizor, sepse realiteti është ndryshe, ngase nuk vërehet ndonjë ndryshim në rritjen e normës së punësimit, apo të zvoglimit të papunësisë, as në portfolion e konsumatorëve, përveq rritjes së cmimeve. Këmbëngulësia e zgjidhjes së problemeve ekonomike dhe politike përmes tarifës, nuk duket aq e sukseshme, sa kanë dëshirë ta përfolin liderët, përkundrazi po manifestohet si një kalkulim i subjekteve politike, më tepër duke menduar se “po të flasin ndryshe” mund të shprehet në humbje votash, sesa të kenë si qëllim permanent të ardhmen e Kosovës. Koalicioni qeveritar me ngritjen e tarifës, ka hequr dorë nga rendi i ditës-bisedimet, duke shfrytëzuar atë si mundësi të konsolidimi te brendshëm partiak, e vërejtur sidomos nga kryeministri Haradinaj për të përforcuar pozitat e brendshme të partisë së tij në krahasim me të tjerët, duke përafruar rreth vetes shumë kompani të përafërta me AAK-në, të favorizuara nga tarifa. Kështu po krijohen raporte tjera favorizuese në tregun e Kosovës, i cili është i mbështetur vetëm nga importi dhe remitencat e diasporës. A është banalizuar aq shumë refreni i njohjes nga Serbia si kusht për heqjen e tarifës, mendoj që ky arsyetim është jo i qëndrueshëm, sepse marrëdhëniet ekonomike dhe politike në botë nuk rregullohen duke u vu barriera tarifore, bile së paku kjo ide individuale, më vonë edhe si vendim qeveritar është dashur të shoqërohet me pako ligjore-ligje, duke e aktivizuar debatin në kuvend dhe duke i dhënë formën ligjore.
Athua si do të funksiononte bota me huqe politike të liderëve?
Se cilat janë raportet SHBA-Kosovë, përcjellësi i vëmendshëm i ngjarrjeve do të kishte arritur të kuptojë nga një vizitë “private” e kryeministrit Haradinaj në Detroit, e cila u zhvillua jashtë vëmendjes së publikut. Vizita ka pasur karakter më tepër privat, sesa zyrtar, edhepse cdo vizitë e zyrtarëve publik jashtë vendit ka karakter zyrtar. Vizita e Haradinajt ka qenë e arsyetuar me pjesëmarrjen në në një manifestim kulturor në Kishën e Shën Palit në Michigan. Ajo vizitë nuk ishte e karakterit zyrtar, por më tepër e interesit partiak, meqenëse kryeministri nuk zhvilloi asnjë kontakt zyrtar me zyrtarët e vendit, bile as që bëri përpjekje së paku të vizitojë ambasadën e Kosovës në Washington DC, ai nuk zhvilloi së paku një takim kurtoazie me qytetarët e Kosovës, përveq pjesëmarrjes në gala mbrëmje Ky ishte një sinjal i mjaftueshëm për të kuptuar nivelin dhe zbehjen e raporteve me SHBA.
Përveq kësa bisedimet e Dialogut të hapura në Bashkimin Evropian (BE), të nisura në vitin 2010 me mbështetjen e SHBA, krijuan një paradigmë të re për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar plotësisht marrëveshjet e dialogut dhe a do të ndihmojë të lëvizin të dyja palët drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve?
Ky është qëndrimi zyrtar i bërë i ditur nga administrata e Trump, prandaj mendoj se zyrtarët e Kosovës, duke përfshirë kryeministrin e Kosovës duhet ta lexojnë drejtë dhe të marrin vendime serioze në kohën kur raportet në botë kanë ndryshuar dhe nuk janë aq të favorshme për Kosovën siç kanë qenë përpara.