Asfaltohet rruga Obiliq – Plementin – Prilluzhë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën  inspektoi nga afër asfaltimin e rrugës R220, segmenti Obiliq – Plemetin – Prilluzhë.

Lekaj tha se kjo rrugë lidhë komunat e komunitetet mes vete dhe ndikon në zhvillimin ekonomik të Obiliqit dhe Vushtrrisë.

Ai ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, që krahas zhvillimit të projekteve të reja, të mirëmbajnë në vazhdimësi rrugët ekzistuese.

Rruga R220, segmenti Obiliq – Plemetin – Prilluzhë, ka gjatësi prej 3 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …