Gazeta serbe “Blic” raporton se presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të pozicionohet në krah të Serbisë sa i përket marrëveshjes me Kosovën. E përditshmja serbe e konsideron “risi” pozicionimin e ri të Parisit. “Macron, si një lider i ri evropian së bashku me austriakun Sebastian Kurtz, zëvendëson Angela Merkel, dhe prandaj synon të zgjerojë influencën e tij në rajonin e Ballkanin. Ndërkohë që duke vizituar vetëm Serbinë nga të gjitha shtetet e rajonit, ai dërgon një sinjal të qartë se Serbia është aleat kryesor i Francës në këtë pjesë të Evropës”, shkruan gazeta serbe “Blic”. Kjo gazetë flet edhe për një vizitë të presidentit Macron në Moskë, ku do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, dhe që do i paraprijë vizitës së tij në Beograd. Qëndrimi i Macronit ndaj Kosovës ka ndryshuar pas refuzimit të Qeverisë Haradinaj për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë, si dhe faktit që shqiptarët shohin si aleat të vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Pas katër përpjekjeve të dështuara, edhe sot Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota
Në seancën e sotme, si dhe në ato të mëparshme, Albulena Haxhiu mori mbështetje vetëm …