Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/20, sipas të cilit do të pranohen 410 studentë. Në këtë vit akademik do të pranohen 340 studentë të rregullt, ndërsa 49 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 5 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 8 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 8 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik 2019, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …