Kryetari Latifi, me një vendim u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja. Në pikën 1 të vendimit thuhet se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja në oborrin e komunës me automjete private, që janë me tabela të huaja.

Me qëllim që bashkatdhetarët tanë të priten sa më mirë gjatë pushimeve të tyre, kam marrë dy vendime të cilat kanë për qëllim lehtësimin e qëndrimit të tyre në Kosovë, ka shkruar në llogarin e tij në Facebook, kryetari Latifi.
“Vendimi i parë ka të bëjë me zgjatjen e orarit të punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyres së pranimit dhe zyres së tatimit në pronë, të cilët nga 15 korriku do të punojnë deri në ora 18:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të shtunën, kurse, me vendimin e dytë, punëtorët e komunës obligohen që të lirojnë hapësirat për parking në oborrin e komunës, për mërgimtarët.
Falënderoj personalisht secilin mërgimtar për kontributin e tyre për atdheun dhe ju siguroj se ne si komunë do të jemi në dispozicionin tuaj, në mënyrë që qëndrimin tuaj në shtëpi ta bëjmë sa më të mirë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …