leoni

Përmbushja e Obligimeve të dala nga Programi për reforma Ekonomike në krye të objektivave të Ministrit Reçica

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka qenë e përkushtuar në kontinuitet në përmbushjen e obligimeve të dala nga Programi për Reforma Ekonomike, duke e vendosur atë në krye të objektivave. Kështu deklaroi, Ministri I Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në takimin inicues për reforma në ekonomi 2020-2022.

Reçica tha se fokusi i ministrisës në Programin për Reforma në Ekonomi në vitin 2019, në fushën e Tregut të Punës dhe Punësimit ishte rritja e qasjes së të rinjve dhe grave në tregun e punës, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore të punësimit, gjegjësisht rritjes të ndërmjetësimit në punësim dhe aftësim profesional, si dhe zgjerim të masave aktive në tregun e punës. Këtyre veprimeve i kanë paraprirë edhe dokumentet që kemi hartuar si, Strategjia Sektoriale dhe Plani i Veprimit për rritjen e punësimit të rinjve.

Në fushën e përfshirjes sociale, si pjesë e Programit për Reforma në Ekonomi, gjatë vitit 2019, ai ka përmendur përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, finalizimin e infrastrukturës institucionale për krijimin e fondit të sigurimeve shëndetësore, duke përfshirë lirimin nga pagesa e sigurimit shëndetësor për grupet e targetuara në pajtim me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, si dhe sigurimin e një sistemi të qëndrueshëm për financimin e shërbimeve sociale nëpërmjet një granti specifik të caktuar komunal, i cili do të përmirësonte gjithashtu targetimin dhe nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve sociale. Këtë vit, sipas ministrit, Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve deri në fund të vitit, do ti shtohet edhe pjesa mbi planifikimin e masave aktive të tregut të punës për të rritur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe punësim, në mënyrë që kjo sfidë të tejkalohet në një periudhë sa më të afërt. Ai në fund të fjalës së tij nënvizoj se rritja e pagës minimale dhe Projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror janë parakushte, bazë e domosdoshme për qasjen e nevojshme të rinjëve dhe grave në tregun e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …